Kanë përfunduar Lojërat Evropiane edhe për garuesit e Kosovës në kajakim. Të shtunën garat e fundit i kishin Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli. Ata nuk arritën ta kalojnë fazën kualifikuese.
Lorand Gjoshi ka përfunduar i 43-ti në disiplinën “cross” në kajakim.
Gjoshi la prapa tetë garues, por ishte larg zonës që siguronte kalimin tutje. Vetëm 16 të parët kanë avancuar. Garuesi i Kosovës të shtunën paradite kishte garuar në gjysmëfinale në disiplinës sllallom dhe mbeti i fundit.
Në kualifikimet e disiplinës “cross” u paraqit edhe Blandine Xhemajli.
Garuesja e Kosovës e mbylli garën në vendin e 34-t, nga 39 sa garuan gjithsej. Edhe Xhemajli ishte larg prej zonës që siguronte avancimin tutje. Ajo nuk kishte kaluar kualifikimet as në disiplinën e sllallomit.
-
Kosova U20 vetëm e 18-ta në Evropianin B me 21 përfaqësuese
-
Xhudo, Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane
-
Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia
-
Volejbollistët e Kosovës e mbyllin me një set të fituar Ligën Evropiane
-
Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit