Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjoshi i fundit në gjysmëfinale në Lojërat Evropiane

Garuesi i Kosovës, Lorand Gjoshi, nuk është kualifikuar në finale të disiplinës sllallom në kajak, në kuadër të Lojërave Evropiane që po mbahen në Poloni.

Gjoshi garoi të shtunën paradite në gjysmëfinale, ndërsa mbeti i fundit prej 40 garuesve. Ai e kishte kaluar me sukses garën kualifikuese.

“Gabimet e bëra gjatë garës e penalizuan atë me 54 sekonda, që i kushtuan me moskualifikim tutje”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Gjoshi e ka edhe një garë tjetër më vonë të shtunën. Në finale kanë kaluar vetëm dhjetë më të mirët në gjysmëfinale.