Përmes një dekreti, qeveria italiane ka vendosur që gjitha aktivitetet sportive në Itali do të luhen pa shikues deri më 3 prill, për shkak të përhapjes së koronavirusit, njoftojnë mediumet lokale të mërkurën, transmeton Koha.net.
Përfshihen gjitha zonat, përfshirë edhe ato ku nuk është përhapur koronavirusi.
Qeveria ka dal me vendim pasi numri i rasteve me koronavirus në Itali ka arritur në mbi 3000, ndërsa 107 kanë humbur jetën.
Në dekret po ashtu thuhet se klubet janë përgjegjëse për të bërë kontrolle të rregullta për të siguruar që asnjë nga lojtarët apo anëtarët e stafit nuk janë të infektuar me koronavirus.
Shkollat dhe universitetet janë mbyllur nëpër Itali deri më 15 mars, ndonëse kjo mund të shtyhet.
Gjitha ndeshjet e Serie A do të luhen pa shikues, ndërsa menaxheri i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se gjasat janë të mëdha që gjithë stinori deri në fund të luhet pa shikues.