Qeveria e Italisë ka bërë të ditur se tifozët nuk do të kthehen në stadiume në fillim të sezonit të ri të Serie A.
Sipas kryeministrit italian, Giuseppe Conte, situata me koronavirus nuk do të lejoj rikthimin të tifozëve në tribuna të paktën deri me 30 shtator.
Së fundi në ndeshjet miqësore të zhvilluara nga skuadrat si Napoli, Parma dhe Sampdoria tifozët janë rikthyer në tribuna duke mbajtur distancë sociale dhe maska.
Mirëpo qeveria italiane ka vendosur që tifozët të mos rikthehen në stadiume në ndeshje zyrtare.