Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti me Atalantan mposhtin Veronën

Qendëmrbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka fituar në me skuadrën e tij, Atalantan, në duelin e xhiros së gjashtë në udhëtim te Verona. Atalanta të mërkurën në mbrëmje fitoi me rezultatin 1:0, kurse Gjimshiti e kompletoi ndeshjen.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të. Golin e fitores për “ziekaltrit” e shënoi mesfushori Teun Koopmeiners, në minutën e 13-të.

Atalanta ka 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Verona mbetet me shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm