Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti me asistim vendimtar në fitoren e Atalantas

Berat Gjimshiti ka regjistruar asistimin e parë në këtë sezon të elitës së futbollit italian.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar i Shqipërisë ka asistuar në golin e tretë të Atalantas që fitoi përballë Spezias, 3:2.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 33-të të Serie A të Italisë. Emmanuel Gyasi shënoi për mysafirët në minutën e 18-të, kurse Marten de Roon barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Tre minuta pas pushimit për vendësit shënoi Davide Zappacosta, kurse Luis Muriel në minutën e 54-t, me asistim të Gjimshitit, realizoi për 3:1.

Mehdi Bourabia realizoi për 3:2, dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Gjimshiti e kompletoi ndeshjen. Me këtë fitore, Atalanta në garë për të zënë një vend në “Champions”, ka 58 pikë. Spezia në luftë për mbijetesë ka 27 pikë.