Barazimi i Shqipërisë pa gola kundër Gjeorgjisë nuk i ka lënë shije të mirë qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantas, pranoi se Shqipëria në këtë takim vuajti shumë në fazën sulmuese.
Sipas tij, sulmuesit e Shqipërisë lëshuan disa raste të mira shënimi në ndeshjen në Tiranë, të cilën është dashur ta fitojnë.
“Nuk besoj se vuajtëm, sidomos në fazën defensive. Për fazën ofensive besoj se vuajtëm shumë. Kishim 2-3 raste të mira. Besoj se ka munguar shumë saktësia në 20 metrat e fundit. Duhet të përmirësohemi, sidomos me këto skuadra sepse do të përballemi shumë me këto skuadra të këtij niveli”, deklaroi Gjimshiti.
Artikuj të ngjashëm