Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti: Gabimet ndaj Spanjës na kushtuan me humbje

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se mospërqendrimi në minutat e fundit të ndeshjes i kushtuan me humbje ndaj Spanjës.

Mbrojtësi shqiptar shpreson që të përmirësohen edhe më shumë për të treguar ndeshje edhe më të mira.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë përkundër që edhe Spanja kishte raste të mira. Kemi bërë ndeshje të mirë në fazën e mbrojtjes, por edhe e rrezikuam disa herë Spanjën. Në fund siç ka ndodhur edhe shpesh e pësuam golin e dytë dhe e humbëm ndeshjen. Nuk ishim të përqendruar maksimalisht në fundin e ndeshjes dhe pësuam golin. Besoj që kemi bërë një ndeshje pozitive dhe kemi dhënë maksimumin në këtë përballje”, ka thënë Gjimshiti.

Shqipëria u mposht 2:1 nga Spanja në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Espanyolit të shtunën.