Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani përforcohet me mbrojtësin kroat, Tomislav Shorsha

Klubi i futbollit Gjilani është përforcuar me mesfushorin kroat, Tomsilav Shorsha.

Mesfushori i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vjen nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek, për të cilën luajti në dy periudha (2006-2016 dhe 2017-2020), gjithsej 13 stinorë.

“Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Shorsha në edicion 2016\17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni”, thuhet në njoftimin e klubit Gjilani.

Sipas njoftimit, Shorsha 31-vjeçar ka firmosur për dy stinorë.

“Shorsha gjithashtu është paraqitur për ekipet zinxhir të kombëtares kroate, ku ishte i ftuar deri te grupmosha U-19”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Klubi Gjilani stinorin e shkuar përfundoi nënkampion, pas Dritës kampione dhe para pak javësh luajti edhe në fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës, ku fitoi një ndeshje dhe një tjetër e humbi.