Futboll

Gjilani nënshkruan me ish-mesfushorin e Sakaryasporit

Ennur Totre

Ennur Totre është mesfushori më i ri i skuadrës së Gjilanit. Klubi gjilanas të shtunën e ka zyrtarizuar transferimin e Totres.

28-vjeçari Totre së fundi ishte pjesë e skuadrës së Sakaryasporit, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk. Te Sakaryaspori qëndroi për një edicion.

Ai karrierë ka bërë edhe në Ukrainë te Vorskla Poltava, te Shkëndija e Tetovës dhe te Tirana.

Totre ka dy paraqitje edhe me Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Gjilani në këtë afat kalimtar ka bërë edhe disa transferime si Vokli Laroshi, Besart Krivanjeva, Mevlan Adili, Lorik Boshnjaku, Mario Zebiq, Astrit Thaqi e Redi Kasa.

Gjilani ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll e luan të hënën në shtëpi me Ballkanin nga ora 16:30.