Sulmuesi nga Bosnje-Hercegovina, Almir Aganspahiq, është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
28-vjeçari Aganspahiq ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAganspahiq së fundi luajti për skuadrën nga Letonia, Liepaja.
Karrierë ka bërë edhe te Shkëndija, Sumgayiti, Osijeku, Raufoss dhe Krupa.
“Gjilani komunikon me shumë kënaqësi angazhimin e futbollistit Almir Aganspahiq. Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç ‘rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, shkruan Gjilani të premten mbrëma në faqen zyrtare.