Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anel Shabanaxhoviq bëhet pjesë e Ballkanit

Anel Shabanaxhoviq

Mesfushori boshnjak, Anel Shabanaxhoviq, është përforcimi më i ri i Ballkanit të Suharekës.

26-vjeçari me përvojë i bashkohet Ballkanit si lojtar i lirë, ndërsa së fundit ishte pjesë e klubit qipriot, Omonia 29.

Ai karrierë ka bërë edhe te Zhelezniçari dhe AEK-u i Athinës.

Ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Bosnjë-Hercegovinës.

Në vitin 2020 ishte ftuar nga ekipi Ai i Bosnjë-Hercegovinës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Polonisë. Por nuk luajti.