Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania “shkatërron” Finlandën, Maxhuni 7 pikë

Gjermania e ka “shkatërruar” Finlandën në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Kampionatit Botëror në basketboll. Të martën në Okinawa të Japonisë, Gjermania fitoi me rezultatin 101:75.

Çereku i parë i takoi Finlandës, 22:19. Më pas gjermanët dominuan plotësisht për të fituar thellë në fund.

Johannes Thiermann ishte më i miri te Gjermania me 13 pikë e katër asistime. Isaac Bonga e Dennis Schroder i kishin nga 15 pikë.

Fundori kosovar, Edon Maxhuni ishte prej më të mirëve te Finlanda. Ai ndeshjen e përfundoi me shtatë pikë e gjashtë asistime. Olivier Nkamhoua i kishte 14 pikë.

Finlanda pësoi humbjen e tretë dhe përfundon e fundit në grupin E. Do të luaj për plasman prej pozitës 17 deri në 32. Gjermania ka avancuar në raundin e dytë si e para e grupit. I ka fituar të gjitha tri ndeshjet.