Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania po shikon të rindërtohet pas vitit katastrofal

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, thotë se rënia e skuadrës në vitin 2018 ishte e papritur, por është pjesë e një cikli normal në sport dhe tash ai është i përqendruar që të ngrejë sërish ish-kampionen e botës.

Gjermania përballet me Holandën të hënën në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve, ndërsa ka rënë nga Liga A dhe po shikon të mbyllë vitin e tmerrshëm me një përformancë të mirë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Gjermania nisi vitin si kampione e botës dhe favorite absolute për të mbrojtur titullin në Botërorin në Rusi në verë.

Mirëpo, Gjermania u eliminua në fazën grupore, më herët, që u eliminua në një Botëror në 80 vjet dhe futet në vitin 2019 pas një rekordi prej gjashtë humbjeve në vitin kalendarik.

Një goditje tjetër Gjermania e mori të premten, kur Holanda triumfoi 2:0 ndaj Francës. Kjo garantoi që Gjermania do të përfundonte në pozitën e fundit në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve dhe të binte në Ligën B në ciklin e ardhshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)