Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Low kërkon ta harrojë kampanjën e kaluar

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se pret që skuadra e drejtuar nga ai ta nis kampanjën e kualifikimeve të Botërorit me fuqi të madhe dhe vendosmëri, pas paraqitjeve të dobëta në fund të vitit të kaluar.

Gjermani u mposht 6:0 nga Spanja në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, ndërsa takimi kundër Islandës të enjten do të jetë i pari sivjet. Low do ta drejtojë ekipin në kualifikime, por nuk do të jetë në krye të skuadrës në Botërorin e vitit të ardhshëm, pasi ka paralajmëruar largimin pas përfundimit të Evropianit të këtij viti. Mesfushori Emre Can ka thënë se kjo do ta motivojë edhe më shumë ekipin për suksese në këtë vit, e po ashtu edhe në tjetrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo