Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania pa telashe me Spanjën, avancon në rundin nokaut

Gjermania i është bashkuar Anglisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste.

Biletën për në çerekfinale, Gjermania e nxori të martën mbrëma, me fitoren 2:0 ndaj Spanjës. Ndeshja është luajtur në Londër.

Gjermania udhëheq në Grupin B me gjashtë pikë. Spanja e Danimarka i kanë nga tri pikë, ndërsa Finlanda është pa pikë.

Klara Buehl dhe Alexandra Popp shënuan golat për Gjermaninë.

Ndërkohë Danimarka fitoi 1:0 ndaj Finlandës, që tashmë është e eliminuar.

Pas katër ditësh, Finlanda luan me Gjermaninë, ndërsa Danimarka me Spanjën. Kjo ndeshje do të vendosë për vendin e dytë në grupin B.