Gjermania ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Bjellorusisë.
“Pancirët” shënuan fitore prej 4 me 0, transmeton Koha.net.
Ginter ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 41 pas asistimit nga Gnabry.
Në pjesën e dytë gjermanët shënuan edhe tre herë. Goretzka dyfishoi epërsinë në minutën e 49, derisa dy golat e fundit i shënoi Kroos.
Në vendin e parë në Grupin C kombëtarja e Gjermanisë ka 18 pikë dhe ka siguruar kualifikimin në Evropian.
Artikuj të ngjashëm