Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania pa problem ndaj Bjellorusisë

Foto: Reuters

Gjermania ka shënuar fitore të lehtë te Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

“Pancerët” shënuan fitore prej 0 me 2, transmeton Koha.net.

Sane ia dha epërsinë Gjermanisë duke shënuar në minutën e 13 pas asistimit nga Kimmich.

Derisa golin e dytë e shënoi Reus në minutën e 62 pas asistimit nga Ginter.

Në Grupin C kombëtarja e Gjermanisë ka gjashtë pikë në vendin e dytë pas dy ndeshjeve. Derisa vendin e parë e mban Irlanda Veriore. Bjellorusia në të fundit s’ka asnjë pikë.