Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania bindëse ndaj Armenisë

Gjermania ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Armenisë, me shifrat 6:0. Për përzgjedhësin Hansi Flick kjo ishte fitorja e dytë në krye të Përfaqësueses së Gjermanisë.

Pjesa e parë u takoi plotësisht vendasve që shënuan katër gola.

Serge Gnabry gjeti golin në minutën e gjashtë për 1:0. Gnabry shënoi sërish në minutën e 15-të për 2:0, pas asistimit të Marco Reus.

Në minutën e 33-të Reus gjeti rrugën drejt golit për të shënuar për rezultatin 3:0.

Deri në fund të pjesës së parë shënoi edhe Timo Werner për 4:0.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me nikoqirët që arritën të shënonin edhe dy gola tjerë.

Edhe Gjermania fiton thellë ndaj Luksemburgut Futboll Gjermania fiton thellë ndaj Luksemburgut

Jonas Hofmann dhe Karim Adeyemi shënuan për rezultatin 6:0.

Gjermania udhëheq në grupin J me 12 pikë. Dy më pak i ka Armenia.

Image