Kombëtares së Gjermanisë i ka mjaftuar goli i shënuar nga Serge Gnabry për të marr tri pikë në duelin ndaj Rumanisë me rezultatin 1:0
Gjermanët arritën një fitore të vështirë në udhëtim të dielën në ndeshjen e Gupit J, kualifikues për Kampionatin Botëror.
Me golin e shënuar nga sulmuesi i krahut Serge Gnabry në minutën e 17-të gjermanët fituan me rezultatin e ngushtë 1:0.
Me këtë fitore Gjermania mbetet lider në grupin J, me dy fitore në dy ndeshje të luajtura deri më tani.