Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar se do të vazhdojë ta mbështesë Federatën e Futbollit të Kosovës me një ekspert gjerman, përmes Federatës Gjermane të Sportit Olimpik.
Eksperti gjerman i futbollit, Michael Nees do të vijë në Kosovë për të mbështetur FFK-në edhe për një vit. Sipas njoftimit, ai ka ndihmuar FFK-në që nga viti 2017.
“Kemi kënaqësinë të vazhdojmë së mbështeturi zhvillimin e futbollit kosovar me ekspertin e futbollit, Michael Nees, duke u përqendruar në futbollin e fëmijëve, të rinjve, si dhe futbollin e femrave, gjegjësisht vajzave”, ka thënë ambasadori Christian Heldt.
Eksperti gjerman, sipas njoftimit, gjatë punës së tij do të përqendrohet më forcimin, zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës teknike të futbollit të Kosovës. Kjo përfshinë këshillimin e FFK-së, veçanërisht në fushën e trajnimeve bazë dhe të avancuara për trajnerët, programin për përmirësimin e strukturave të futbollit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe përqendrimin e veçantë në futbollin e fëmijëve, të rinjve, përfshirë futbollin e femrave dhe vajzave, e po ashtu edhe futbollin në shkolla, duke mbështetur formimin e ekipeve përfaqësuese të të rinjve.
-
Bashkëpunimi midis Gjermanisë e Kosovës, tema qendrore e “Sportit Total”
-
Nees për KOHËN: Unë kam ende kontratë valide me FFK-në
-
FFK-ja nuk ia vazhdon kontratën Afërdita Fazlijës, ndërpren bashkëpunimin me gjermanin Nees
-
Gjermania bën thirrje që Komiteti Paralimpik i Kosovës të pranohet ndërkombëtarisht
-
Investitori gjerman, 13 milionë euro për futbollistët kosovarë