Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është koha që Komiteti Paralimpik i Kosovës të pranohet në strukturat ndërkombëtare.
Në një vizitë që ia bëri KPK-së, Rohde ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë për të vazhduar përkrahjen në rrugën që Kosova të bëhet vend gjithëpërfshirës.
“Sporti është për të gjithë. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara si në nivelin bazë ashtu edhe në nivele konkurruese elitare. Kosova ka krijuar një lëvizje paralimpike proaktive dhe është koha që ajo të bashkohet në strukturat ndërkombëtare me të njëjtin mendim”, ka thënë ai, thuhet në një njoftim të këtij komiteti.
Ndërkaq presidentja e KPK-së, Njomza Emini, ka thënë se Gjermania ka treguar vazhdimisht mbështetje për Kosovën e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.
-
Gjermania: Për përparim në integrime evropiane, Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme
-
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës
-
Rohde: Urgjentisht të formohen institucionet, politikanët ta kenë shtetin para partisë
-
Rohde pajtohet që të mos ketë struktura paralele, por s’e përkrah mënyrën se si Kosova po i mbyll
-
Rohde kërkon progres në dialog