Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kërkuar progres në dialogun Kosovë-Serbi.
Duke komentuar takimin e radhës, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ai tha se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
“Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”, tha ai.
Këto komente ai i bëri para mediave, pas një debati që u mbajt për Procesin e Berlinit të premten në Prishtinë./KP
-
Qeveria konfirmon raundin e ri të bisedimeve në dialog: Kosova konstruktive në proces
-
Rohde kërkon progres në dialog, Qeveria thotë se fokusi në takim do të jetë zbatimi i marrëveshjeve
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
-
SHBA-ja e Gjermania kërkojnë që Kosova e Serbia ta marrin seriozisht dialogun
-
Rohde: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet si e plotë