Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania i shënon Lihtenshtajnit nëntë gola

Gjermania ka fituar thellë kundër Lihtenshtajnit. Të enjten në mbrëmje në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katari 2022”, gjermanët fituan me rezultatin e thellë, 9:0.

Në “Volkswagen Arena” të Wolfsburgut, vendësit shënuan katër herë në pjesën e parë dhe pesë herë në pjesën e dytë.

Jens Hofer u ndëshkua me karton të kuq në minutën e nëntë kurse Ilkay Gundogan e hapi serinë e golave në minutën e 11-të nga penalltia. Pas 20 minutave lojë, rezultati u dyfishua pas autogolit të Daniel Kaufmann. Leroy Sane dy minuta më pas e trefishoi epërsinë pas asistimit të Leon Goretzkas, kurse Marco Reus në minutën e 23-të shënoi për 4:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Katër minuta pas pushimit, Sane e shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje. Për 6:0 u përkujdes Thomas Muller në minutën e 76-të.

23-vjeçari i mesfushës, Ridle Baku shënoi në minutën e 80-të për 7:0, ndërsa Muller golin e dytë personal në ndeshje dhe të tetin për Gjermaninë e realizoi në minutën e 86-të. Autugoli i Max Goppelit e mbylli ballafaqimin me rezultatin 9:0 në të mirë të gjermanëve.

Edhe Gjermania fiton thellë ndaj Luksemburgut Futboll Gjermania fiton thellë ndaj Luksemburgut

Gjermanët janë kualifikuar në Botërorin që zhvillohet në Katar vitin tjetër.

Në nëntë ndeshje të zhvilluara kanë 24 pikë në Grupin J. Lihtenshtajni është në pozitën e fundit me një pikë, me dy gola të shënuar e 32 të pranuar.