Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania grumbullohet por jo e kompletuar

Një numër i madh i futbollistëve të Gjermanisë kanë arritur në kampin stërvitor në Austri të premten para nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2020”. Të tjerët do t’i bashkohen më vonë.

Ilkay Gundogan i Manchester Cityt dhe lojtarët e Chelseat, Timo Werner, Antonio Rudiger dhe Kai Havertz, do t’i bashkohen “Die Mannschaftit” pas finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është me Covid-19.

Por, portieri i tretë, Bernd Leno i Arsenalit, dhe mesfushori i Leeds Unitedit, Robin Koch, u lejuan t’i bashkohen ekipit, pavarësisht kufizimit të udhëtimeve të cilat janë vendosur shkaku i pandemisë Covid-19.