Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania fiton minimalisht ndaj Omanit

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka triumfuar në ndeshjen e fundit miqësore, përpara fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022” që nis të dielën.

Të mërkurën mbrëma, Gjermania ka fituar me rezultatin minimal 1:0 ndaj Omanit. Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll pa gola, ndërsa Gjermania e siguroi fitoren në fund të takimit. Në minutën e 80-të, rezervisti Nicklas Fuellkrug shënoi pas asistimit të Kai Havertzit.

Fuellkrug në këtë ndeshje u inkuadrua me të filluar pjesa e parë, duke e zëvendësuar Youssoufa Moukokon.

Artikuj të ngjashëm