Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjatë finales së Superkupës lëndohet gazetarja Ulpiana Emra

Në incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës është lënduar edhe gazetarja e Art Motion, Ulpiana Emra.

Sipas mediumit ku punon ish-basketbollistja, ajo është goditur me shishe që ka ardhur nga tribunat dhe ka pësuar lëndime trupore. 
Ulpiana Emra ka karrierë të gjatë e të suksesshme si basketbolliste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera ishte edhe reprezentuese e Kosovës. 

Incidente të shumta i kanë qitur hije të keqe finales së Superkupës, të zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë.