Mbrojtësi shqiptar Klaus Gjasula ia ka siguruar një pikë Paderbornit në përballjen e sotme ndaj Schalkes në udhëtim.
30 vjeçari arriti të shënojë gol të bukur me kokë në minutën e 81 për të barazuar shifrat në 1 me 1, transmeton Koha.net.
Për të asistoi Proger.
Schalke kishte kaluar në epërsi në minutën e 63 përmes Kutucut.
Përkundër këtij barazimi Paderborni mbetet në vendin e fundit në tabelë me 16 pikë. Kurse Schalke në vendin e pestë ka 35 pikë.