Darmstadti e ka shënuar fitoren e parë në Bundesliga 2, pas dy humbje rresht që kishte pësuar në start të kampionatit.
Skuadra gjermane e ka demoluar Ingolstadtin, duke e mposhtur me rezultat 6:1, në kuadër të xhiros së tretë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTitullar te skuadra e Darmstadti ishte mbrojtësi shqiptar Klaus Gjasula, i cili luajti deri në minutën e 73-të.
Gjasula asistoi te goli i pestë i ekipit gjerman, të cilin e realizoi Luca Pfeiffer në minutën e 66-të.
Në këtë takim, 31-vjeçari Gjasula u ndëshkua me karton të verë. Për të ishte ndeshja e parë në këtë edicion. Me këtë fitore, Darmstadti ka kaluar në vendin e 12-të me 3 pikë. Ndërkaq, Ingolstadti në vendin e 17-të.