Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjasula ndëshkohet me të kuq

Klaus Gjasula ka marrë karton të kuq, në ndeshjen shumë të rëndësishme të Darmstadtit, që po lufton për inkuadrim në Bundesligën e Gjermanisë.

Dusseldorfi të premten mbrëma e mposhti 2:1 skuadrën e Gjasulës, Darmstadtin.

Reprezentuesi i Shqipërisë e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të të ndeshjes.

Darmstadti është i dyti në tabelë me 57 pikë, dy më pak se Schalke lider.