Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjashtë ekipe pas Barellas

për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Cagliarit, Nicolo Barella, është duke u bërë edhe më e ashpër, pasi konkurrencës së Liverpoolit, Juventusit, Milanit, Interit dhe Romës, i është bashkuar edhe gjiganti anglez, Manchester United.

21-vjeçari është thirrur edhe nga ekipi i parë i Italisë dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyera deri tani me klubin e Cagliarit, transmeton KTV.

Këtë sezon, Barella ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje të Serisë A italiane, por ka bërë një numër të madh të ndërhyrjeve që kanë qenë vendimtare.

“Cagliari ka pranuar shumë oferta dhe i ka refuzuar. Jam i kënaqur që jam te klubi që unë e përkrahë. Nëse do të duhej të zgjidhja mes Serie A-së dhe Premier Leagues, do të shkoja në Angli, pasi më pëlqen mënyra se si i qasen lojës”, ka deklaruar 21-vjeçari.