Olivier Giroud ka pranuar se është duke menduar të ardhmen e tij tek Arsenali me t’u hapur afati kalimtar i janarit.
Francezi nuk ka filluar asnjë ndeshje të Premier Ligës nga minuta e parë, por ka realizuar katër gola si zëvendësues.
31-vjeçari ia siguroi një pikë në ndeshjen kundër Southamptonit kur barazoi rezultatin në minutën e 88.
Giroud gjatë verës refuzoi Evertonin, ndërsa në janar për të pritet të shprehin interesim West Ham Unitedi dhe Crystal Palace.
“Do ta pyes veten përsëri në janar – kjo është e sigurt. Huazimi është zgjidhja më e mirë, por nuk e di nëse Arsenali e do këtë”, ka thënë L’Equipe.