Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud do ta vazhdojë karrierën në Serie A

Olivier Giroud edicionin e ardhshëm do të luajë në Serie A, kanë njoftuar mediumet e huaja të enjten.

Skuadrat italiane Inter, Milan e Lazio edhe zyrtarisht kanë shprehur interesim për transferimin e Giroudit pas përfundimit të sezonit aktual.

Giroud 34-vjeçar në verë do të mbetet futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Chelseat.

Sulmuesi francez këtë sezon ka shënuar 11 gola në 31 ndeshje për skuadrën londineze. Ai është pjesë e Chelseat prej janarit të vitit 2018, kurse karrierë ka bërë edhe tek Arsenali, Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi.