Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud do të largohet nga Chelsea

Sulmuesi francez Oliver Giroud ka bërë të ditur se ka dashur të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, por transferimi i tij në Serie A dështoi.

Giroud, megjithatë, ka bërë të ditur se në janar do të vazhdojë karrierën te një skuadër tjetër.

“Kam qenë afër transferimit në Serie A, por transferimi nuk arriti të realizohet. Ndoshta në janar mund të ketë ndonjë lëvizje. Dua të them se dëshiroj të luaj në nivele të larta për dy ose tre vjet pasi kam akoma çfarë të jap”, u shpreh Giroud.

Giroud është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe nuk e ka vazhduar atë.

Sulmuesi 34-vjeçar ishte lidhur me një kalim tek Interi.