Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona fiton pas dy humbjeve rresht

Pas dy humbje rresht në La Liga, Girona ka shënuar fitore të hënën mbrëma. Girona mposhti në shtëpi Rayo Vallecanon me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 26-të të La Liga. Me fitore, Girona mbetet në vendin e dytë me 59 pikë. Por është gjashtë pikë prapa liderit, Realit në garën për titull.

Golat e fitores i shënuan Viktor Tsyhankov në minutën e 52-të dhe Savio në minutën e 91-të e 96-të.

Te Vallecano kompletoi ndeshjen reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu. 

Artikuj të ngjashëm