Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona kthehet në krye të tabelës

Girona e ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit spanjoll dhe janë kthyer sërish në krye të tabelës së La Ligas.

Girona të dielën në mbrëmje fitoi me rezultatin 1:0 në udhëtim te Celta Vigo, në ndeshjen e xhiros së 22-të. Sulmuesi Portu e shënoi golin e fitores në minutën e 20-të.

Girona prinë në tabelë me 55 pikë, një më shumë se Real Madridi që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Celta Vigo vazhdon luftën për mbetje në elitë.

Tani ka 17 pikë.