Girona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga pasi ka shënuar fitoren e nëntë këtë edicion.
Girona e mposhti 1:0 të premten mbrëma Celta Vigon për t’u ngjitur në krye të tabelës.
Ka 28 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Real Madridi, që renditet i dytë me tri pikë më pak.
Girona e sigori fitoren në minutën e 90-të, nëpërmjet Yangel Herreras.