Girona ka vazhduar formën e mirë në La Liga, duke mposhtur me përmbysje 4:2 Osasunan në udhëtim. Fitorja e çon në krye të tabelës përkohësisht.
Në fakt, Girona kaloi e para në epërsi përmes Ivan Martinit në minutën e 16-të.
Por vendasit u kundërpërgjigjen me dy gola përmes sulmuesit Ante Budimir, që shënoi në minutat 25-të dhe 55-të, duke përmbysur rezultatin 2:1.
Megjithatë, Girona arriti të shkëlqente në 20 minutat e fundit për ta fituar ndeshjen. Fillimisht barazoi Artem Dovbyk në të 71-n, ndërsa Viktor Tsygankov në të 80-n kompletoi përmbysjen. Aleix Garcia në minutat e fundit vulosi rezultatin përfundimtar.
Girona është e para me 31 pikë, tre më shumë se Reali i vendit të dytë.
Osasuna është e 11-ta me 13 pikë.