Girona ka vazhduar me sukses në elitën e futbollit të Spanjës duke e shënuar fitoren e 12-të të edicionit aktual, krahas edhe dy barazimeve dhe një disfate.
Girona të shtunën në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligas spanjolle, mposhti në shtëpi Valencian me rezultatin 2:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët. Në minutën e 57-të, për Valencian realizoi Hugo Duro.
Por në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, në skenë doli sulmuesi uruguaian, Cristhian Stuani.
Stuani shënoi në minutën e 83-të për 1:0, ndërsa dy minuta para fundit, realizoi edhe një herë tjetër për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.
Edhe
Espanyoli siguron mbijetesën por jo edhe Osasuna
Girona pas 15 ndeshjeve të luajtura ka 38 pikë në krye të tabelës.
Valencia mbetet në mesin e tabelës me 19 pikë në 15 ndeshje të zhvilluara.