Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gimenez në plane të Liverpoolit

Liverpooli është duke menduar të zëvendësojë kroatin Dejan Lovren me mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez, njofton “Marca” të dielën, transmeton Koha.net.

Kontrata e Lovrenit me klubin anglez skadon në verë të këtij viti dhe Gimenez është identifikuar si pasardhës i mundshëm. Po ashtu në këtë listë janë edhe Dayot Upamecano i RB Leipzigut e Alessandro Bastoni i Interit.

Mirëpo, transferimi i Gimenezit do të jetë misioni i vështirë. Kontrata e Gimenezit me Atleticon skadon në vitin 2023, ndërsa klauzola për lirim në kontratën e Gimenezit me Atleticon është 120 milionë euro.

Uruguaiani 25-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat me Atleticon.