Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Gervinho, do të jetë pjesë e Parmas deri në vitin 2022.
Klubi nga Serie A, ka njoftuar të premten se Gervinho ka firmosur kontratë të re për të qenë pjesë e Parmas edhe për dy edicionet e ardhshme, transmeton Koha Ditore.
"Gervinho ka firmosur kontratën e re dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në vitin 2022", thuhet në njoftim.
32-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Parmas nga ekipi kinez Hebei dhe në edicionin e tij të parë, realizoi 13 gola.
Këtë edicion ka tre gola e dy asistime në tetë ndeshje të luajtura. Ai në Evropë ka luajtur edhe te Roma, Arsenali, Lille, Le Mansi e Bevereni.