Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrardi e dëshiron Gomesin tek Aston Villa

Aston Villa ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomes, shkruan “Football Insider”.

Raportohet se trajneri i skuadrës angleze, Steven Gerrard, kërkon ta ketë në skuadër Gomesin, i cili nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Liverpooli.

Në fund të vitit të kaluar, anglezi ka pasur telashe edhe me një lëndim, ndërkaq në total ka luajtur në vetëm katër ndeshje në Premier League këtë edicion.

Këtë situatë të 24-vjeçarit po mundohet ta shfrytëzojë Aston Villa. Vlera e Gomesit sipas faqeve të specializuara për transferime është rreth 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm