Mesfushori kosovar Valon Behrami do të jetë pjesë e skuadrës së Genoas edhe për sezonin 2021/22.
Klubi nga Serie A, ka konfirmuar se Behrami e ka rinovuar kontratën e tij edhe për një vit, por që nuk ka dhënë detaje tjera.
36-vjeçari së shpejti do t’i bashkohet Genoas në përgatitjet me ekipin për sezonin e ri që do të nisë muajin tjetër dhe trajneri Davide Balladrini llogarit shumë në të.
Behrami është pjesë e Genoas prej fillimit të vitit 2020 kur iu bashkua si lojtar i lirë, dhe sezonin e fundit ka regjistruar 26 paraqitje në Serie A dhe ka bërë një asistim.
Artikuj të ngjashëm