Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami pranon se nuk kishte pritur rinovimin e kontratës me Genoan

Mesfushori kosovar Valon Behrami nuk ka pritur që drejtuesit e skuadrës së Genoas t’ia ofronin rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka pranuar se me rinovimin e kontratës te Genoa, ai është më i motivuar se kurrë për sezonin e ri në Serie A, që nis muajin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë nuk e kam pritur rinovimin e kontratës ashtu si kurrë që nuk kam menduar se do ta përfundoj karrierën time kaq vonë. Në moshën 36-vjeçare, Genoa më dha stimuj të ri dhe as në ëndërr nuk e kishte paramenduar një finale të këtij lloji”, tha Behrami duke bërë me dije se ky pritet të jetë edicioni i tij i fundit si futbollist aktiv.

Behrami ka folur edhe për marrëdhënien e veçantë me trajnerin e Genoas, Davide Ballardinin, të cilin e falënderon për të gjitha.

“Ekziston një lidhje me trajnerin që shkon përtej zgjedhjeve teknike. Falë Ballardinit, mësova të kuptoj se mund të kesh vlerë në një grup edhe nëse nuk luan”, tha ai.

Behrami iu bashkua Genoas në fillim të vitit të shkuar si lojtar i lirë.