Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami mbetet edhe për një vit te Genoa

Mesfushori kosovar Valon Behrami do të mbetet edhe për një vit pjesë e skuadrës elitare të Italisë, Genoa.

Behrami është pajtuar ta vazhdojë kontratën edhe për një edicion me skuadrën italiane ka raportuar sajti i afërt me klubin “pianetagenoa1893.net”.

36-vjeçari te Genoa u transferua si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar. Ai ka bërë karrierë te shumë skuadra të mëdha në Itali dhe Angli. Ka luajtur edhe në Zvicër dhe Gjermani.

Artikuj të ngjashëm