Gazetari i KOHËS, Faton Polisi e ka fituar çmimin për kronikën më të mirë radiotelevizive në ceremoninë “Ali Shala”, që organizohet nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Polisi e ka fituar çmimin me storien “Nga jetesa e vështirë tek ëndrra për t’u bërë yll”.
Polisi me të pranuar çmimin është ndarë i lumtur dhe ka falënderuar të gjithë.
“Falënderoj Grupin KOHA për mundësinë që më ka dhënë për të raportuar drejt dhe në mënyrë profesionale”, ka thënë Polisi.