Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi dëshiron të mbetet te Barcelona

Pablo Gavira nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Mesfushori i talentuar spanjoll thuhet se është i lumtur te katalonjasit dhe nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Mësohet se 17-vjeçari është i gatshëm ta rinovojë kontratën me Barcelonën që i skadon në vitin 2023.

Paraqitjet e mira me ekipin spanjoll kanë bërë që për Gavin interesim të shprehin skuadra të njohura evropiane.

Mesfushori spanjoll këtë edicion ka luajtur në 11 ndeshje në La Liga dhe ka bërë një asistim.

Artikuj të ngjashëm