Drejtuesit e Lazios po e shohin Gennaro Gattuson pasardhës të trajnerit Simone Inzaghi, i cili është në presion pas startit të dobët këtë edicion.
Sajti italian "Tuttomercatoweb" ka shkruar të premten se Lazio tashmë ka biseduar me Gattuson, i cili mbetet kandidati kryesor për postin e trajnerit. 43-vjeçari është i papunë prej përfundimit të edicionit të shkuar kur u largua nga skuadra e Milanit, transmeton Koha Ditore.
Skuadra e Lazios në Serie A, zë vendin e shtatë në tabelë me 12 pikë, dhjetë më pak se Juventusi që është lider. Në Ligën e Evropës ka dy humbje dhe një fitore pas tri ndeshjeve të zhvilluara në fazën e grupeve.