Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi drejt Napolit

Trajneri aktual i Lazios, Simone Inzaghi pritet që sezonin e ardhshëm të jetë në krye të ekipit tjetër nga Serie A, Napolit.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Napolit tashmë kanë nisur negociatat me Inzaghin, i cili në postin e trajnerit do ta zëvendësonte Gennaro Gattuson, të cilin i skadon kontrata muajin tjetër.

Inzaghi 45-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lazion që i skadon në fund të sezonit dhe është i gatshëm për ta marrë drejtimin e Napolit. Inzaghi është në krye të Lazios prej sezonit 2016/17 dhe sukseset nuk i kanë munguar pasi ka fituar një Kupë dhe dy Superkupa të Italisë.

Artikuj të ngjashëm