Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Balet, ka insistuar se klienti i tij dëshiron të mbetet te Real Madridi deri në fund të karrierës së tij.
Uellsiani, që kaloi te Reali në vitin 2013 nga Tottenhami, është i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi qe disa afate kalimtare.
Sipas raportimeve, Reali pranon shitjen e tij për shkak të shumë lëndimeve, pasi ai ka pasur vetëm nëntë paraqitje sivjet.
“Ai dëshiron të luajë deri në fund të karrierës te Real Madridi. Ai e do Madridin, e do qytetin, e do jetën atje dhe e do klubin. sigurisht e lëndon kur nuk ka përkrahje nga njerëzit dhe ata bëjnë kështu me çdokënd që nuk është aq i mirë. Është e çmendur. Kjo ndodh vetëm në Spanjë dhe nuk e kuptoj, fansat duhet të përkrahin lojtarët dhe të dinë sa i mirë është ai”, ka thënë Barnett për Fichajes.
Bale kaloi te Reali për 85 milionë funte.